Tuesday, April 16, 2013

Trillimi i Viganit që mërzit Elenën


Elena e pyet nëse ai ka në plan që të mos flejë vetëm gjatë natës së sotme. “Nuk kam asnjë plan”, i përgjigjet Vigani. Më pas Vigani mendon të bëjë një lojë për Elenën, duke i thënë asaj se ka marrë një letër nga e ëma, ku i kërkonte atij që të mos flinte me asnjërën nga vajzat. “Duhet ta lexoja te magazina dhe nuk ia kam treguar askujt. Më thoshte që të rrija me këtë të doja, por të mos flija me gocat natën sepse nuk dukem mirë në publik”, i thotë Vigani, i cili thotë se do të respektojë me përpikëri këshillën e të ëmës. “Po ti i ndjek këshillat e nënës?”, e pyet ai Elenën. “Këtu kam thyer nga dy”, i përgjigjet Elena, duke përmendur përqafimet me të gjatë gjithë kohës.
Ai më vonë e ndryshon disi subjektin të cilën e tregoi më parë, duke thënë se e ëma ka pasur merak se ai zbulohet gjatë natës nëse fle me dikë tjetër. Ajo e vë në dyshim vërtetësinë e këtij fakti, duke i bërë të qartë atij se ka gënjyer lidhur me letrën, por më pas i thotë: ”Pse më paska inat mami jote mua?”. Ndërsa Vigani thotë se ka fjetur edhe me vajza të tjera, si me Jonildën p.sh. Më pas fillon ta përkëdhelë Elenën e t’i thotë se sot e ka në plan që ta thyejë vendimin e të ëmës.