Monday, April 15, 2013

Te rejat per banoren e re te BB6


Ka ardhur momenti që banorët të realizojnë fazën përfundimtare të provës së javës. Banorët ftohen në oborr dhe aty ndodhet një supermarket ku ata mund të marrin produktet e provës. ndërkohë në oborr ndodhet edhe Rikja, një vajzë e cila mban disa mollë sheqeri që djemtë e ndarë në çifte duhet t’i hanë për të marrë produktet që duan. Djemtë ndahen dhe marrin mollët e sheqerit, por kuptojnë që në të vërtetë ato janë qepë të karamelizuara. Përsëri krijohet një tjetër situatë qesharake, duke parë mimika e banorëve teksa hanë qepë me sheqer. 

Pas këtij momenti banorët kanë një minutë kohë që të mbushin koshat e tyre me produktet që duan. Banorët nxitojnë të mbushin sa më shumë koshat duke marrë edhe shumë produkte luksi. Megjithatë banorët nuk mund t’i marrin. Ata pozicionohen përballë koshave të tyre. Në oborr hyjnë të afërmit e tyre të cilët kanë për detyrë që të mbajnë për një farë kohe koshat përpara duarve. Nëse nuk arrijnë t’i mbajnë deri në fund të kohës, koshi nuk mund të bëhet pjesë e buxhetit të banorëve. Kështu një pjesë e mirë e produkteve nuk arrijnë të mbahen nga ata brenda kohës dhe banorët mund të marrin vetëm një pjesë të koshave. 

Në fund banorët marrin koshat, por nuk lejohen të flasin e të takohen me të afërmit e tyre. bashkë me ta në shtëpi hyn edhe Rikja e cila prezantohet me banorët si banorja më e re e shtëpisë.