Monday, April 15, 2013

Olta lë shtëpinë e kënaqur për qëndrimin e saj


Pas provës banorët futen në shtëpi dhe Arbana u kërkon vëmendje sepse tashmë është momenti i eliminimit të kësaj jave. Mes të nominuarve është Olta ajo që publiku ka përzgjedhur për të larguar këtë javë nga shtëpia. 
Pas leximit të zarfit Olta përshëndetet përzemërsisht me banorët dhe largohet e qeshur nga shtëpia. Ndërkohë që kanë nisur nominimet e kësaj jave. Përveç banores së re të gjithë të tjerët do të shkojnë në dhomën e rrëfimit për të dhënë dy emra dhe dy arsye si zakonisht. Do të shkojnë në nominim tre banorët me më shumë vota dhe Anaidi që është i nominuari i përhershëm. 

Ndërkohë që banorët japin nominimet, Olta tashmë ka mbërritur në studion e spektaklit. Ajo është e qeshur dhe shprehet se është mjaft e kënaqur me qëndrimin e saj në shtëpi. Olta mohon se mes saj dhe Ilirit ka pasur diçka më shumë se një miqësi e mirë dhe se nuk e ka pritur që do të shkonte kaq gjatë me qëndrimin e saj në shtëpi. 
Pas një bisede me Arbanën dhe Opinionistin Olta ndjek një klip me momentet e saj më të bukura dhe ato që banorët kanë thënë për të gjatë këtyre tetë javëve.